​Fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument udhëtimi, Kosovë-Mali i Zi

Lajme

​Fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument udhëtimi, Kosovë-Mali i Zi

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.

Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

Përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat