​Ministri Sveçla priti në takim zëvëndësdrejtorin e policisë së Italisë, Vittorio Rizzi

Lajme

​Ministri Sveçla priti në takim zëvëndësdrejtorin e policisë së Italisë, Vittorio Rizzi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:51
Xhelal Sveçla dhe Vittorio Rizzi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim zëvëndësdrejtorin e policisë së Italisë, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi drejtorin Rizzi për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi drejtorin Rizzi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti bashkëpunimin mes dy policive tona.

Në anën tjetër Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë te ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

Të dy palët u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin, veçanërisht për ofrimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat