Vdes Ali Iljazi, një prej mjekëve më të njohur në Kosovë

Lajme

Vdes Ali Iljazi, një prej mjekëve më të njohur në Kosovë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 21:23
Ali Iljazi

Ali Iljazi, mjek e humanist i njohur ka ndërruar jetë sot. 

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjakovës.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, Prim. Med. Dr. Sci. Ali Iljazi.

Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje tek Dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaq për të sëmurin.

Komuna e Gjakovës, shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e Dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat