Rexhep Shahu: Lamtumirë Kastriot. Uroj të mos i takosh në atë botë ata që të vetvranë!

Lajme

Rexhep Shahu: Lamtumirë Kastriot. Uroj të mos i takosh në atë botë ata që të vetvranë!

Nga: N. Sh. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:36
Kastriot Myftaraj

Publicisti Rexhep Shahu ka reaguar pas vdekjes së gazetarit Kastriot Myftarajt.

Shahu përmes një postimi shkruan se, Myftaraj ishte dyshimi e guximi, duek shtuar se ai ishte nje arkiv i vërtetë, një enciklopedi.

Shahu ka treguar se në qershor të kitij viti ishin takuar në Tiranë.

Ai ka uruar që mos t’i takojë në botën tjetër ata që e vetvranë.

Postimi i plotë:

I lehtë të qoftë dheu Kastriot Myftaraj. Ishe dyshimi e guximi vetë, ishe një arkiv i vërtetë, një enciklopedi me vete.

Dy ditë pasi ra nje shi i madh sivjet në qershor në Tiranë u takuam të kafe Europa. Doje librin tim "Një gja a, një gjë s'a, pa të s'a" për të ditë se kush i vrau 80 ushtarë të zgjedhur serbe në mes Tiranës e Durrësit në fund nëntorin e 1912.

Me 14 qershor me dërgove ballinën e librit ku gjenden emrat e gjithë  kuksianeve që kanë marrë rroga si xhandare të Serbisë deri në 1921.

Lamtumirë Kastriot. Uroj të mos i takosh në atë botë ata që të vetvranë. E kush tha se vetëvrasja nuk është vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat