Shtrenjtohen sërish vezët në Kosovë, në kaq euro ka arritur kompleti

Lajme

Shtrenjtohen sërish vezët në Kosovë, në kaq euro ka arritur kompleti

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:56
Vezë

Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë, inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.1 për qind. Rritje ekstreme të çmimeve kanë vezët dhe vaji.

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur, duke arritur kështu në rreth 4 euro një komplet apo 30 copë vezë.

Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit javën e kaluar është shënuar vetëm tek vezët.

Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës është tregtuar me çmim prej 3.90 euro.

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime.

Po ashtu edhe çmimi i vajit ushqimor është shtrenjtuar përsëri. Sipas njoftimit që ka bërë Agjencia e Statistikave tek rubrika “çmimet ditore” është treguar se vaji ushqimor është shtrenjtuar për 7 centë.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër tani kushton 3 euro, kurse në ditët e kaluara të javës është shitur më 2,93 centë”, ka treguar ASK.

Ditë më parë, ASK ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Kurse, inflacioni ka shkuar në 14 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”, theksohet në raportin e ASK-së.

Por, gjatë muajit qershor, kosovarët u përballën edhe me shtrenjtimin e çmimeve.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat