E dhimbshme: Sot varroset 26-vjeçari nga Klina i cili u mbyt në një liqen të Sllovenisë

Lajme

E dhimbshme: Sot varroset 26-vjeçari nga Klina i cili u mbyt në një liqen të Sllovenisë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:16
Azdrim Krasniqi

Para disa ditësh Gazeta ka raportuar për vdekjen e një 26-vjeçari nga Kosova në Slloveni, i cili sipas raportimeve është gjetur i vdekur në liqen.

Varrimi i të riut Azdrim Krasniqi, do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Përqevë të komunës së Klinës, që është edhe vendi prej nga vjen i ndjeri.

“Sot (27.07.2022) në ora 17 :00 bëhet varrimi i Azdrim Krasniqi, i cili vdiq në Slloveni. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e fshatit Perqevë në orën 17:00″, shkruhet në njoftim.

Lajmin për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit e kanë bërë të ditur edhe nga Policia e Sllovenisë.

“Mund të ju konfirmojmë se dje jemi njoftuar për aksidentin e një 27 vjeçari në një liqe në zonën e Ptujt. Viktima, shtetas i Kosovës u nxor nga uji. Atij iu ofrua ndihma por fatkeqësisht nuk pati sukses”, kishte thënë zëdhënësja e Policisë, Anita Kovaçiq-Celofiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat