Deputeti shqiptar në Mal të Zi paralajmëron fundin e qeverisë së Abazoviqit

Lajme

Deputeti shqiptar në Mal të Zi paralajmëron fundin e qeverisë së Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:43
Dritan Abazoviq

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit në Mal të Zi.

“Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit dhe sigurisht priten mandej negociata se në çfarë forme do të ecë qeverisja e ardhshme. I gjithë debati është duke ecur në atë drejtim.

Edhe vetë Abazoviq si duket është i përgatitur pasi që është duke përmendur se 51 deputetë do të votojnë këtë mocion”, tha Nimanbegu në Edicionin Special.

Kujtojmë se në Kuvendin e Malit të Zi po mbahet një seancë që nga mëngjesi për votimin e mocionit ndaj Abazoviqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat