Ky është 61-vjeçari nga Kosova që vdiq në pyllin e Maçastenës në Serbi, traktori u rrokullis dhe e zuri përfundi

Lajme

Ky është 61-vjeçari nga Kosova që vdiq në pyllin e Maçastenës në Serbi, traktori u rrokullis dhe e zuri përfundi

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 07:04
Agim Fetahaj

Një rast tragjik ka ndodhur në pyllin e fshatit Maçastenë të Kurshumlisë në Serbi, ku një shtetas nga Kosova humbi jetën si pasojë e lëndimeve që mori teksa po priste dru.

Mësohet se viktima është Agim Fetahaj, 61-vjeçar.

Nga Emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë thanë se i ndjeri ishte dërguar atje pa shenja jete, teksa vdekja u konstatua nga mjeku kujdestar, e se dyshohet që teka po tërhiqte një lis me traktor, automjeti është rrokullisur dhe e ka zënë përfundi.

Policia ka intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve djemtë e të ndjerit, të cilët kanë deklaruar se bashkë me babain e tyre kanë punuar në mënyrë legale në pyllin e Maçastenës për një shtetas serb.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat