Hill: Amerika kërkon sqarim nga Serbia – çka ka nënshkruar me Rusinë

Lajme

Hill: Amerika kërkon sqarim nga Serbia – çka ka nënshkruar me Rusinë

Nga: F. B. Më: 26 shtator 2022 Në ora: 12:12
Kritofer Hill

Shtetet e Bashkuara të Ameriksë kërkojnë sqarim nga Serbia se çka ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Kritofer Hill, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Në këtë moment askush asgjë nuk do duhej të nënshkruante me Rusinë, pak kush edhe nënshkruan diçka. Përveç atyre rekrutëve të mjerë që i mobilizojnë për shkuarje në luftë“, tha ambasadori amerikan Hill në adresimin për gazetarë në Forumin rajonal "Menxhimi i mirë dhe politika kundër-korrupsionit në kohët e pasigurisë gjeo-politike”, që e hapën së bashku me shefin e delegacionit të BE-së Emanuel zhiofre.

Hill ka deklaruar se gjatë javës që shkoi në Nju Jork janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera mes ShBA-ve dhe Rusisë, ndërsa në fund të javës pas gjithë atyre bisedave mësuam për nënshkrimin e një protokolli që nuk e kanë pa sepse ai nuk është publik.

“E kemi të vështirë të kuptojmë, por duam të dëgjojmë sqarim se për çka bëhet fjalë”, tha Hill.

Ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë Nikola Selakoviç dhe Sergej Lavrov në prapaskenë të mbajtjes së mbledhjes së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork kanë nënshkruar planin e konsultimeve të ministrive të jashtme të dy vendeve për dy vitet e ardhshme.

Selakoviç theksoi se në pyetje një gjë teknike, që bëhet që nga viti 1996 dhe marrëveshja sulmohet nga “ata që nuk e kanë pa”.

Si tha ai, ai plan përfshinë hapat e ardhshëm rreth konsultimeve në OKB rreth Kosovës, raporteve bilaterale dhe aktivitetet shumë etnike dhe në to nuk ka politika të sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat