‘Plasa krejt’: Aktivistja thotë se një burrë 70-vjeçar në autobus tentoi t’i prekte vajzat

Lajme

‘Plasa krejt’: Aktivistja thotë se një burrë 70-vjeçar në autobus tentoi t’i prekte vajzat

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Aktivistja Kaltrina Zhuzhi ka treguar për një rast që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme derisa ishte në autobus, ku sipas saj, një burrë i moshës 70 vjeçare ka tentuar që t’i ngacmojë seksualisht vajzat që po udhëtonin. 

Zhuzhi përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ka pretenduar se personi në fjalë vazhdimisht ka vrojtuar kah turma dhe tha se i njëjti, po i analizonte vajzat që ndodheshin në autobus. 

“Vendosa me kqyre mos kjo sjellje qe prej momentit t'pare m'u duk e pazakonte nime asht nj'ashtu qysh m'u duk, ose mos pahiri gjykova gabimisht. Vendosa me ja percjelle sjelljet plakut. PO! Bash e kom vezhgu mire, t'u e lu shperfillesen”, ka thënë ajo. 

Aktivistja tutje ka shtuar se plakun e ka vështruar vazhdimisht dhe se në një moment, ai tentoi të prekë pallton e një vajze dhe t’i afrohet edhe më shumë. Vlen të përmendet se në rast që pretendimet e saj janë të vërteta, atëherë kjo përbën vepër penale të "ngacmimit seksual".

Postimi i plotë

Deri kur ma?

S'ka 3 minuta qe mrriva n'shpi edhe tym po qes prej sikletit e mllefit. Hala nuk po muj me besu qe nuk pata guxim me e ba ceshtje pa mujt me deshmu qe nime ke qashtu nji situate t'tensionume qe vet (me syte e mi) e pashe n'tentim per me ndodhe, n'autobus.

Nji plak, diku mbi 70 vjec, i veshun n'kat e me beretke n'kry hype n'4sh barabar me mu.

Ja lirojne vendin me u ule n'karrike (aty ku zakonisht ulen 4 veta) dhe ky ulet. Ulet, ama jo sic duhet n'karrike, por i kthyme kah kallablleku i mbas-punes, me kamb e dure kah turma edhe po vrojton.

Une n'kamb po e hetoj trupin e dikujt t'u u zgjate - kthej kryte, shoh plakun qe po na analizonte neve cikave t'autobusit.

Vendosa me kqyre mos kjo sjellje qe prej momentit t'pare m'u duk e pazakonte nime asht nj'ashtu qysh m'u duk, ose mos pahiri gjykova gabimisht. Vendosa me ja percjelle sjelljet plakut. PO! Bash e kom vezhgu mire, t'u e lu shperfillesen.

Plaku po zgjatet, po bahet kinse po don me ba diçka, po kqyre rreth e rrotull e po i terhjek' durt' kah vetja... po ngrehet ma teposhte, po i drejton kambet kah mesi i autobusit t'stermbushun me njerez ( sidomos me cika perreth tij)..., cuditshem a po? - Edhe une po mendoj njejte.

Vendosa mos me ja nda syte. Ai kqyr mu, une kqyr ata. P'e sheh qe e verejta, por po e lune toshen...

Po bahet kinse po zgatet me pa dicka, perderisa 3/4 e karrikes as nuk i shfrytezojke e as syte nuk ja leshoj dritares qe e kish afer, po shtirrej kinse mes njerezish po lype dicka me sy n'anen e kundert t'autobusit.

Autobusi po ndalet n'stacionin e radhes e po merr edhe ma shume udhetare, e per taksirate, ma shume cika po i afrohen trupit t'qitun jasht karrikes t'plakut i cili qat moment e priti tan kohen.

Prap po matet me e preke pallton e nji cike, besa edhe deshti si kalimthi me u afru edhe ma teper, por nuk e lash se e kqyrsha n'bire t'syve. Thash t'e intimidoj; t'i kallxoj pa fjale qe jam ka e di mire qe po don me nguce/preke njanen prej cikave ngat meje edhe qe s'ka me guxu me preke se jam ka e kqyri (n'mes tan' atij kallablleku - jam ka e kqyri seri)..., po m'kqyre e po i fute durt' n'xhep. Nisi me u sikletave; jo qe e pashe, por qe nuk mujti me e preke kerkand...

Po ndalet prap autobusi, po hypin ma shume udhetare se sa qe po zbresin, e vend ma me u rujt prej plakut nuk mbet. Ai kurqysh me u ule mire n'karrike, i kthyme perballe pasazhereve t'ulun n'4 uleset e famshme. Jo - ky po rrin e po i vizellojne syte. U shkund pak, i ripozicionoi durt' n'shtylle kinse po mbahet - pa pas' nevoje (sepse ulun nuk ka pse mbahet). Po e sheh qe po e shoh, e prap si me nervoze e t'u e lu budallen po i afron durte n'prehen...

Nji cike po kapet per shtylle, me shpine e kthyme kah plaku - e ky nuk po ndalet s'tentumi me e preke ciken, n'mes t'kallabllekut; kallabllek ky n't'cilin shumica nuk mrrijne me pa cka po ndodhe. Plus asht e pritshme qe n'qasi tollovie, pahiri me u mbeshtete a me u preke shpina a dora e dikujt me trupin e dikujt tjeter (jo n'menyre seksuale).

Plaku po matet prap, per s'di t'saten here.

Une e afrova ciken, qetesisht i tregova qe po dyshoj qe plaku prej fillimit ja ka mesy me e preke dhe po e lus qe n'at' tollovi mos me ndejt me shpine e kthyme kah ai. Cika u step po nuk reagoi - pos qe u largu pak - qashtu qysh i thash.

Plaku me gjase m'nijti edhe n'stacionin e radhes zbriti nervoz.

Une, qe n'qasi tollovie nuk e di a pata deshmitare, nuk pata qysh me e ngrite si ceshtje sjelljen e tij - as nuk u ndiva qe muj me e akuzu sigurte per tentim ngacmim / tentim sulm.

Zhdrypa prej autobusit, plot mllef pse nuk i besova instinktit edhe perceptimeve t'mija, sepse jam e bindun qe ai deshti me preke dikand n'at' autobus. Jam 100 perqind e bindun.

Deri kur ma? - qikjo asht pytja jem.

Deri kur ma me keto situata, me keso njerez?

Pse u dasht me u ru mos po akuzoj pa vend, at' qe e pashe sigurte t'u dasht' me ndodhe, vec spse nuk ndodhi?

Cka mundet me ba bre njeri se plasa?

Cka?

Une ma nuk po di qysh me u sille - as nuk jam mire qe heshta, por as nuk kesh e sigurte me e korite para krejtve, sepse nuk disha qysh e argumentoj t'u e dite qe te na pa ndodhe akti, s't'merr n'konsiderate kerkush qe e ki mire.

Plasa krejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat