​Vulin në krye të BIA-së – shteti serb “kapet” nga agjentura ruse e sigurisë

Lajme

​Vulin në krye të BIA-së – shteti serb “kapet” nga agjentura ruse e sigurisë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:02
Aleksander Vulin

“Kapja” e Serbisë nga agjentura ruse e sigurisë po vërtetohet edhe nga emërimi i politikanit kontrovers Aleksandar Vulin në krye të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

“Kapja” e Serbisë nga agjentura ruse e sigurisë po vërtetohet edhe nga emërimi i politikanit kontrovers Aleksandar Vulin në krye të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Siç raportojnë mediat serbe, ish-ministri i Policisë tashmë do ta zëvendësojë Bratisllav Gashiq, i cili ishte në krye të BIA-së që nga 2017-ta.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në prezantimin e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Ana Brnabiq, tashmë Gashiq-in e ka kthyer në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, duke e zëvendësuar me Vulin-in.

Gashiq kishte qenë ministër i Mbrojtjes 2014-2016. Ai pati dhënë dorëheqje nga detyra, pas një komenti seksist drejtuar një gazetari të televizionit B92.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme pati organizuar personalisht përgjimin e opozitarëve rusë të siguruara nga BIA, duke konfirmuar se Qeveria e Serbisë është e gatshme t’i nënshtrojë shërbimet e saj të sigurisë ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Vulin gjatë një takimi me sekretarin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev i kishte dorëzuar video të takimeve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilëve janë arrestuar aktivistët Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murza.

Së voni janë publikuar informacione se Rusia dhe Serbia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Gazetarja dhe analistja amerikane, Ivana Stradner me anë të një shkrimi në Twitter ka konfirmuar se Vulin ka spiunuar opozitarët rusë.

“Drejtor i ri i BIA-së do të jetë Aleksandar Vulin, i cili ka lidhje të ngushta me agjenturën ruse të sigurisë. Ai i dha Patrushevit transkriptet e bisedave të përgjuara në Beograd ndërmjet anëtarëve të opozitës ruse”, ka shkruar Stradner.

Po ashtu, eksperti i sigurisë Agim Musliu me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Serbisë është rrethuar nga agjentura ruse. “Qeveria e re e Serbisë me agjenture ruse përreth, në qendër dhe në krye. Cila është shpresa pro-evropiane e Serbisë? Thjesht nuk ka! Së paku, ta dimë këtë vet!”, shkruan Musliu.

Kujtojmë se është raportuar që Vuçiq e kishte dërguar një ministër në një klinikë të Moskës për t’u rehabilituar nga varësia e drogës, duke aluduar në Vulin-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat