Avokati Arianit Koci ka thënë se dhuna ndaj gruas e sidomos ajo psiqike në Kosovë është brutale dhe morbide.
Ai ka terguar një ngjarje e cila është për tu tronditur.
Sipas, Kocit gratë edhe pse janë në orar të punës, po janë të detyruara që ta lënë telefonin në linjë për ti dëgjuar bashkëshorti se më kënd po flet gjatë orarit të punës.
Madje, sipas Kocit burri për ta pasur gruan në kontrollë po i blenë telefon dhe numër të veçantë.
Koci thotë se gruaja në fjalë edhe në banjo duhet ta lë telefonin hapur.
Postimi i plotë:
Dhuna ndaj gruas, e sidomos ajo psiqike, te ne në Kosovë në disa raste është e paimagjinueshme.
Brutale dhe morbide.
Zonja, sa është në orar të punës, gjithë kohën duhet ta lerë linjën e hapur në viber.
Burri në anën tjetër të telefonit, dëgjon krejt çka po ndodhë në vendin e punës së gruas; me kend dhe çka po flet.
Madje, edhe në toalet, gruaja duhet ta ketë telefonin me vete.
Problem shumë i madh - fesatë, po i del zonjës, kur po ndalet rryma apo po ka probleme me interenet.
Për këtë kontrollim/komunikim burri ia ka blerë gruas, telefonin dhe numrin e veçantë.
P.s.
Burri maniak dhe i çmendur, në shoqëri dhe rreth njihet si njeri normal. Madje, edhe shitet si frajer e tip modern.