Milivojeviç: Situata në Kosovë në pikën e vlimit – jemi në rrugë të tensioneve të reja

Lajme

Milivojeviç: Situata në Kosovë në pikën e vlimit – jemi në rrugë të tensioneve të reja

Nga: F. B. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:33
Zoran Milivojeviç

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç ka komentuar situatën në Kosovë duke thënë se ka kohë që jemi në prag të vlimit dhe sapo kemi dal nga kriza e tabelave dhe kjo po na përsritet në mënyrë ciklike as aksioneve të njëanshme të Prishtinës, ndodhemi në rrugëë për eskalim e tensione të reja, jo vetëm me emërimin e Rashiç, por edhe shkaku i zgjedhjeve, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Kriza e tabelave sipas Milivojevi nuk ju mjaftoi qendrave ndërkombëtare të kuptojnë dhe verprojnëë me vendosmëri ndaj Prishtinës.

“Jemi në rrugë të tensionimeve të reja, jo vetëm shkaku i emërimit të Rashiçç pa asnjë normë por shkaku i zgjedhjeve” tha ai.

"Duhet evitohet prodhimi i një politike që nxit vazhdimisht tensione”, tha Milivojeviç duke shtuar se edhe serbët në jug janë në prag të braktisjes së institucioneve, atje ka më shumë serb se në veri dhe që janë integruar tash e 15 vjet në institucione.

"Ata janë adaptuar në situatë, por po humbin durimin  dhe kështu hyhet në krizë të re dhe eskalim të situatës, nëse kjo ndodhë edhe ata largohen atëherë ai sistem nuk funksionon dhe vjen terreni për masa tjera".

Sipas tij, KFOR-i pastaj duhet të marr gjërat në dorë dhe të kthehemi në drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244, ku ata me mision paqërujtës ruajnë paqen edhe stabilitetin.

Lidhur me emërimin e Rashiç, ai shtoi "Është e pamundur që atje dikush të prezantoj popullin serb që nuk ka mbështetjen e qytetarëve, nëse kjo nuk evitohet, hyjmë në eskalim të ri, por kam përshtypje se BE mbështet sistemin e imponimit të pranimit të realitetit përkatësisht shtetësisë së Kosovës, që nuk është e mundur”, tha ai.

Më kritike sipas Milivojeviç është se BE nuk sillet neutrale , por sillet duke mbajtur anë për statusin.

"Shumica e BE që mbështet shtetësinë e Kosovës shtynë këtë tregim për kandidaturën për KE dhe  liberalizim, ndërsa kjo diktohet nga kriza në Ukrainë”, tha Milivojeviç.

O afrohet 18 dhjetori dita e shpallur ër zgjedhje të kryetarëve të komunave në veri, ku LS ka paralajmëëruar se do bojkotoj zgjedhjet e lista e kandidatëve u mbyll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat