Kur do ta takojë Kurtin dhe a ka afat për marrëveshje, deklarohet Vuçiq nga Tirana

Lajme

Kur do ta takojë Kurtin dhe a ka afat për marrëveshje, deklarohet Vuçiq nga Tirana

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:28
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot rreth një takimi me kryeministrin Albin Kurti duke thënë se një gjë e tillë do të ndodhë kur të propozojë Bashkimi Europian.

“Nuk ka dyshim se në të ardhmen do të punojmë seriozisht për të arritur një zgjidhje kompromisi. Pyetja e vërtetë nuk është se kur dhe ku do ta takoj Kurtin – do ta bëj kur të na propozojnë nga BE-ja. Pyetja e vërtetë është se çfarë do të jetë përmbajtja e asaj zgjidhjeje kompromisi” ka thënë Presidenti serb pas përfundimit të Samitit në Tiranë.

Po ashtu ka theksuar se rreth dokumentit ka mesazhe të ndryshme nga shumë anë  dhe se plani është hartuar nga  “pala proshqiptare dhe proserbe”. Në të njëjtë fjali i ka përmendur gjermanët dhe francezët.

“Nuk mund të them se jam 100 për qind kundër ose pro, duhet ta diskutojmë atë dokument dhe pastaj do të shohim Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, duhet të përmbahemi nga veprimet e njëanshme, kjo është diçka që mund të dëmtojë të gjithë procesin, kjo është diçka që ne nuk mund ta lejojmë. Ne duhet të jemi garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Sipas Vuçiq, nuk mund të ketë një kornizë kohore për bisedimet.  

“Nuk mund të ketë,  e dëgjuat Borellin sot. Është e paarsyeshme që të ketë një afat kohor. Të zgjidhim për tre muaj diçka që nuk kemi mundur ta zgjidhim për 100 vjet e më shumë. Dhe nëse nuk e zgjidhim brenda 3 muaj pastaj çfarë. Pastaj po i shkruajmë amendamente Shën Pjetrit që ai të shtyjë afatin edhe për tre muaj. Kjo është e pavlerë dhe e papërgjegjshme” ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat