​Mehaj: Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë

Lajme

​Mehaj: Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Amend Mehaj ka thënë se me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.

“Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë! Me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.

Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale. Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat