Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë Dtagan Gjilas është kundër përgjigjur sulmeve dhe akuzave që në llogarinë e tij dërgoi ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç, duke e akuzuar atë se po shfrytëzon Kosovën për pikë të ulëta politike dhe përfitime të veta, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova dhe qëndrimet rreth Kosovës bëhen temë dhe “mollës sherri” mes politikanëve në Serbi, ndonëse pothuajse të gjithë kanë qëndrime nacionaliste dhe jo realiste karshi situatës dhe realitetit aktual.
Gjillas ka theksuar se është e pakuptueshme se si Tadiç po shfrytëzon temën e Kosovës për të sulmuar liderët tjerë në opozitë dhe arsyetim e merr marrëveshjes ndërmjet Beogradit edhe Prishtinës.
Sipas tij Kosova është një çështje mbi partiake dhe jo çështje e kot dhe përfitimeve të pikëve të ulëta poliitke.
“Nuk dua më shumë të komentoj ish presidentin, por kam përshtypjen se ai nuk është i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës aktuale në të cilën kalon vendi dhe rrezikun e të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb. Këtë e vërteton edhe ndryshimi i tezave që gjithsesi është kundër produktive, si për çështjen e bisedimeve me Prishtinën, po ashtu edhe në raport me opozitën”, tha Gjillas për "Nova".