Politikanë e intelektualë serbë me deklaratë të përbashkët: Thelbi i planit franko-gjerman është që Serbia ta njoh Kosovë

Lajme

Politikanë e intelektualë serbë me deklaratë të përbashkët: Thelbi i planit franko-gjerman është që Serbia ta njoh Kosovë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 17:54
Politikanë e intelektualë serbë

Politikanë, intelektualë e figura të njohura publike serbe janë mbledhur bashkë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku kërkohet mbrojtja e Kosovës.

Siç raporton mediumi kundër regjimit të Vuçiqit, Danas.rs, më se 200 personalitete janë mbledhur për të nënshkruar një gjë të tillë.

"Kjo shpallje ose organizim, është për të shpëtuar Kosovën. Thelbi i planit franko-gjerman është që Serbia ta njoh Kosovën. Presidenti Vuçiq është zotuar se në parim do ta pranojë dokumentin", tha njëri prej nënshkruesve, njëherit profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Caslav Koprivica.

Ky i fundit ka thënë se është shumë e rëndësishme që autoritetet ta refuzojnë planin franko-gjerman.

Kujtojmë ndërkaq se, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë, në një intervistë dhënë REL-it, kishte rëpërsëritur faktin se Beogradi veçse e ka refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat