Vuçiq: Kosova s'e ka ndërmend ta formojë Asociacionin, kërkon ta çojë Serbinë në konflikt me NATO-n

Lajme

Vuçiq: Kosova s'e ka ndërmend ta formojë Asociacionin, kërkon ta çojë Serbinë në konflikt me NATO-n

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:20
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, në adresimin e sotëm para deputetëve serbë, ka akuzuar Kosovën se nuk e ka ndërmend që ta zbatojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se po provon ta fus Serbisë në konflikt me NATO-n.

Vuçiqi, duke treguar atë që e konsideroi si kronologji të përkeqësimit të situatës në Kosovë, tha se përkundër krejt garancive nga BE-ja, zgjedhjet nuk janë mbajtur në Kosovë për shkak të vendimit të Kurtit.

Presidenti i Serbisë u shpreh Prishtina po i shkelte brutalisht Marrëveshjet e Brukselit.

“Më pas na thanë në Bruksel, “mos u shqetësoni, tani do t’i bëjmë presion Kurtit, ai duhet të dorëzohet për targat sepse nuk ka të drejtë. Ne pritëm momentin e fundit... erdhëm përsëri në krizë.” – vazhdoi pretendimet Vuçiq.

Presidenti i Serbisë u shpreh se pikërisht në Berlin i kishte thënë Kurtit që ai nuk do ta formonte kurrë Asociacionin, marrëveshje që ishte nënshkruar në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat