Lajçak merr mbështetje nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Lajçak merr mbështetje nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:38
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm për dialogun ndërjmet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka raportuar para Komitetit Drejtuese Willy Brandt të Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Sipas Lajçakut, ai ka diskutuar me ta për dialogun e ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita mundësinë për t’iu drejtuar Komitetit Drejtues Willy Brandt të Grupeve Progresive sot.

Diskutuam zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar. E vlerësoj interesimin dhe mbështetjen për punën time”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Ndërsa Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian punon për drejtësi sociale, qëndrueshmëri dhe barazi për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat