Mjekja në QKUK: Përveç mungesës së barnave, tani nuk kemi as letra higjienike

Lajme

Mjekja në QKUK: Përveç mungesës së barnave, tani nuk kemi as letra higjienike

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:20
Mjekja Jehona Krasniqi Zhuti

Mjekja Jehona Krasniqi Zhuti, ishte e ftuar në emisionin TOK në Nacionale ku u fol për largimin e mjekëve nga vendi ynë si dhe arsyen. Duke theksuar se ikja e mjekve, punëtorëve shëndetësor i rrezikon repartet të mbyllen pasi nuk do të ketë kush të shërbej.

Gjithashtu ajo foli edhe për kushtet e punës e sistemin shëndetësor në Kosovë.

“Është e tmerrshme së pari, kushtet në pranim....Janë kushte mesatare, me aparaturë mesatare, po paramendo mjekimin kur të hospitalizohesh. Shumë gjëra mungojnë, detyrohesh me i thënë pacientit duhesh me ble këtë barnë se nuk e kemi. Ajo është ndjenja më e keqe.Tash së fundi po ballafaqohemi edhe me një problem shumë banal, nuk kemi as letra higjienike, heri kemi, herë s’kemi. Kaniherë ballafaqohemi në mungesë të kushteve elementare... mungesa e barnave, mungesa e teknologjisë, ne kemi mbet me më të vjetrën”.

Sa i përket orarit të gjatë të punës, e 24 orëshin e kujdestarisë, ajo thekson se do të ishte mirë që të ishte 12 orë: "për mos me ardhë te gabimet, ndoshta edhe te ato fatale"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat