Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin maqedonoverior Dimitar Kovaçevski në Veronë të Italisë.
Në Kosovë ndërkohë po mbahej “Marshi për Drejtësi” në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Rama ka qenë për kohë të gjatë një prej avokuesve më të mëdhenj të lirisë së tyre.
Vuçiq në një konferencë për media pas takimit me Ramën dhe Kovaçevskin si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur tha që besonte se shqiptarët dhe serbët mund të kishin të ardhme miqësore me njëri-tjetrin.
“Çka të bëjmë? A të vazhdojmë me konflikte? A duhet të na ndodh një tjetër Ukrainë te ne? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çka prisni ju? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për shqiptarët dhe serbët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur dhe e di se edhe Edi e bën të njëjtën gjë... Unë besoj në të ardhme miqësore mes serbëve dhe shqiptarëve,” – u shpreh presidenti serb, përcjell Kosovo-Online.
Kujtojmë se ditë më parë, kryeministri ynë Albin Kurti e ka refuzuar përsëri nismën Ballkani i Hapur duke u shprehur se Procesi i Berlinit tashmë e kishte kaluar si iniciativë rajonale.