Në raportin e PE lidhur me përparimin e Serbisë në rrugën evropiane u theksua keqardhja që ajo ende nuk ka vendos sanksione, përmenden rastet e shitjes së armëve, ndërkohë që deputetët kanë propozuat 500 amendamente, ku nga Beogradi e Prishtina kërkohet përkushtim, konstruktivitet dhe mirëbesim në dialog për arritjes e normalizimit të plotë të raporteve të bazuar në njohjen e ndërsjellë, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.
Deputetët miratuan raportin me 508 vota për, 76 kundër dhe 37 abstenime, ky raport u miratua në formë rezolute , që nuk ka karakter obligues dhe teksti i saj ka hyrë në raportin e raportuesit për Serbi Vladimir Bilçik, ku kritikohet dhe dënohet ashpër rastet e vrasjeve dhe thirret në hetim të plotë të tyre. Ndër amendamentet e miratua është edhe ai për keqardhjen që Serbia nuk ka vendos sanksione Rusisë dhe ku dënohet afërsia e saj me Rusinë.
Palëve në dialog ju bëhet thirrje për përkushtim edhe frymë kompromisi për arritjen e marrëveshjes së plotë gjithëpërfshirëse obliguese të normalizimit “bazuar në parimin e njohjes së ndërsjellë” dhe ftohen palët në implementimin e plotë të marrëveshjeve të arritura përfshirë asociacionin.
Shprehet keqardhje dhe shqetësim për uljen e trendit të mbështetjes për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe rritjes së mbështetjes për Rusinë dhe regjimin rus nga serbët. Rreth procesit zgjedhor kërkohet krijimi i kushteve sipas rekomandimeve nga OSBE, ndërsa deputetët janë shprehur të shqetësuar me atmosferën në Parlament dhe trajtimin e opozitës. Po ashtu nga Serbia kërkohen rezultate në hetimin rasteve të interesit të përgjithshëm lidhur me shitjen e armëve, por edhe rastet tjera si „Krushik”, „Jovanjica” dhe „Belivuk”.
Bilçik në raportim ka thënë se kyçe në procesin e dialogut janë arritja e rezultateve dhe lëvizja nga e kaluara. Komisari për zgjerim Varhejl theksoi se KE ka vlerësuar se Serbia ka përmbush kriteret për grupin 3 të kërkesave dhe do ketë vazhdim të bisedimeve, ndërsa raportuesja për Kosovën Viola fon Kramon tha se kohë më parë ka vizituar Serbinë dhe ka vlerësuar me keqardhje se përkundër përpjekjeve “atje nuk ka demokraci më të madhe se përpara”.