Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Shoqata e Pensionistëve të TMK/FSK dhe simpatizantëve “Elita”, mban tryezën e diskutimit me temën 'Mediat dhe siguria në Kosovë'.(Qendra Rinore në Prizren, ora 10:00)

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë konferencë për media. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë-përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)

Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore; dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi, salla C203, ora 13:30)

Me aktivitetin e quajtur "Exploring Through Stories", mbyllet festivali që synonte të promovojë ndërgjegjësimin dhe edukimin për shëndetin menstrual. (Teatri Dodona, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat