Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Lajme

Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 17:29
Sir Stuart Peach dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar përmes telefonit me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Sipas mediave serbe, Vuçiq dhe Peach, kanë biseduar për situatën në rajon në përgjtihësi dhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

E falënderova për mirëkuptimin e tij për pozicionin tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së re, dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe paqes dhe stabiliteti në rajon pavarësisht provokimeve”, ka thënë Vuçiq.

Peach para një jave ishte në vizitë në Kosovë, ku ishte takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin po ashut kishin biseduar për situatën në veri të vendit.

Peach e kishtë kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i asistuar me njësi speciale kryetarët e komunave veriore të hyjnë në objektet komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat