“Pisi, nale kamerën, kush je ti?” Smajl Latifi ‘shpërthen’ ndaj asambleistit të VV-së në Rahovec

Lajme

“Pisi, nale kamerën, kush je ti?” Smajl Latifi ‘shpërthen’ ndaj asambleistit të VV-së në Rahovec

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video e publikuar nga asambleisti i Vetëvendosjes në Rahovec, Ilir Pallqa, ka nxjerrë në pah sjelljen e pahijshme të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë një seance të Kuvendit Komunal. Në videon e publikuar në Facebook, Latifi dëgjohet duke u munduar të bllokojë kamerën dhe duke përdorur fjalë ofenduese.

Asamblisti Pallqa akuzoi kryetarin Latifi se insistoi t'ia ndalte fjalën tek sa fliste për gjendjen e mbeturinave.

“Fjala ime për gjendjen e mbeturinave ne Komune. Insistimi me ëdo kusht i kryetarit që t’më kufizohet e drejta për replike, presioni drejtuar Kryesuesit te Kuvendit për mbylljen e seancës dhe presioni drejtuar kamermanit per ndalimin e xhirimit” – shkroi asambleisti në Facebook.

“Nale aty kamerën. Nale kamerën. Ai pisi, ai pisi, a pe sheh ai pisi çka bën”, dëgjohet duke thënë Latifi mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat