Policia ndalon të dyshuarën për shpërdorim të pasurisë së huaj

Lajme

Policia ndalon të dyshuarën për shpërdorim të pasurisë së huaj

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:46
Gruaja e dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit të qytetarëve, ka mundësuar që  të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhë në prill të këtij viti, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas Policisë, aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.

Policia falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës sot përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të identifikojnë dhe arrestojnë një vajzë e dyshuar për shpërdorim të pasurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat