Ish-analisti i CIA-s: Vuçiq para sulmit kishte avantazh diplomatik, por jo më

Lajme

Ish-analisti i CIA-s: Vuçiq para sulmit kishte avantazh diplomatik, por jo më

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:51
David Kanin

Ish-analisti i CIA-së, që ka qenë pjesë edhe e marrëveshjes së Rambujesë, David Kanin, ka thënë se sulmi terrorist nuk ishte në favor të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq.

Ai në një intervistë për VOA ka thënë se qëndrimi i dobët perëndimor inkurajoi sulmin serb ndaj Kosovës.

Sipas tij, para këtij sulmi Vuçiq kishte përparësi diplomatike.

“Aleksandër Vuçiq deri më tani i kishte të gjitha avantazhet diplomatike”, ka thënë ai.

“Të gjithë ishin të zemëruar me Kurtin, amerikanët dhe evropianët”, vazhdon ai.

Por ai thotë se pas këtij sulmi “Kurti është bërë më i fortë në aspektin e dialogut”.

Më tutje, Kanin, flet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku thotë se nuk i shërben integrimit të serbëve, por Beogradit për politikat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat