Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq

Lajme

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 06:17
Dhëndri serb i shqiptarëve

Euronews Albania ka shkuar në Banjskë, aty ku mundi të intervistojë një serb i cili është martuar me një shqiptare dhe prej 16 vitesh jetojnë bashkë.

Ai tregoi se hyrja e grupit të armatosur në kishë e ka tronditur, ndërsa sqaroi se me shqiptarët shkon shumë mirë dhe e preferon shumë bregdetin tonë.

“S’kam çfarë mendoj. Unë vazhdoj me punën time. Jo absolutisht nuk kam frikë, pse të kem? Këtu jetojnë ekzkluzivisht serbë të krishterë, kurse policia e Kosovës janë myslimanë dhe kemi mungesë besimi, e kupton?

Të parët tanë kanë jetuar mirë me shqiptarët, kanë punuar bashkë në Trepçë, kanë shkëmbyer vizita, kanë shkuar për festa, për Bajram, ka pasur besim, por tani gjeneratat e reja nuk e respektojnë njëri-tjetrin. Nuk kam asnjë problem që jam martuar me shqiptare.

Unë e kam zgjedhur atë dhe jetojmë shumë mirë. Kam qenë 10 herë në Shqipëri si mik. Edhe ata vijnë këtu, kemi shkuar bashkë për pushime në bregdet” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat