Kompensimi i qytetarëve për rrymën që paguan në veri: Rreth 1 euro në muaj për 6 vjet

Lajme

Kompensimi i qytetarëve për rrymën që paguan në veri: Rreth 1 euro në muaj për 6 vjet

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Qytetarëve që ua paguan rrymën konsumatorëve në veri të Kosovës nga viti 2012 deri më 2017, do t’u kthehen mjetet, pati vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës këtë vit. 40 milionë euro është shuma që duhet kompensuar.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka dhënë një mënyrë shumë të mundshme sipas së cilës do të kthehen këto mjete.

Fejzullahu në “Interaktiv” ka thënë se qytetarëve që kanë paguar për veriun, brenda periudhës 6-vjeçare do t’u kthehen nga rreth 1 euro secilin muaj. Kjo nënkupton se nga faturat e rrymës këta qytetarë do të paguajnë nga 1 euro më pak për gjashtë vjet.

Ata konsumatorë që kanë paguar në atë periudhë, vetëm ata konsumatorë do përfitojnë nga Gjykata Kushtetuese, duke mos përfshirë konsumatorët që janë konsumatorë të rinj pas vitit 2017. Te konsumatorët shtëpiakë mund të jetë më pak se 1 euro nëse e shtrijmë këtë borxh për periudhën në të cilën është grumbulluar rreth 6 vjet. Për konsumatorë shtëpiakë është më pak se 1 euro në muaj. Ai borxh është grumbulluar për periudhë 6-vjeçare”, ka thënë ai.

Fejzullahu ka theksuar se nuk ka buxhet që qytetarët të rimburësohen menjëherë në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat