Gazeta sllovene: Ky ish-president po synon ta zë vendin e Lajçakut

Lajme

Gazeta sllovene: Ky ish-president po synon ta zë vendin e Lajçakut

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:31
Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, po kërkon të aktiviziohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai po synon ta marrë pozitën e emisarit special të Bashkimit Evropian, që aktualisht e mban Miroslav Lajçak.

Kështu po raporton gazeta sllovene Delo.

Pahor e themeloi institutin privat “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhjetorin e kaluar, kur i mbaroi statusi njëvjeçar si ish-president i Republikës.

Misioni i këtij instituti është integrimi i vendeve të rajonit në BE, nxitja e dialogut, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik.

Jozyrtarisht mësohet se ish-kreu i shtetit slloven, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakja e tij Tanja Fajon, po përgatitet të përparojë në postin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, vlerësoi se ish-presidenti Borut Pahor, është një kandidat i përshtatshëm për ta zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, që konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven ta ndihmojë atë në kandidaturën e tij.

Gazeta Delo, tutje shkruan se vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për këtë pozitë.

Duhet theksuar se për pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Borut Pahor, duhet ta paraqesë një kërkesë personale.

Sipas kësaj gazete, ai ende nuk e ka bërë këtë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, që drejtohet nga socialisti spanjoll Josep Borrell.

Mandati i Miroslav Lajçak skadon në fund të gushtit të këtij viti.

Për momentin, procesi i lobimit që ish-presidenti ta zë postin e të dërguarit special është në një fazë të ndjeshme.

Një pjesë e lobimit për Pahorinm po e kryen edhe Komiteti Këshillues i Institutit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Ky lobim përfshin ndër të tjera, ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, ish-kryeministrin suedez dhe Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së për Bosnjë-Hercegovinën, Carl Bildt , ish-kryeministren kroate Jadranka Kosor, ish-presidenten shqiptare Atifete Jahjaga, ish-presidentin serb, Boris Tadiq dhe koordinatorin kombëtar për Ballkanin Perëndimor, Pjetër Greku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat