Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka shkruar për vdekjen e mjeshtrit të letërsisë, Ismail Kadarenë.
Ajo thotë se sot i mbylli sot Kadareja, ndërsa drita e penës së tij kaloi në përjetësi.
“Mjeshtri i madh i letërsisë sot u largua nga kjo botë duke na lënë pas thesarin e çmuar të shkruar në shqip dhe përkthyer në dhjetëra gjuhë.
Kushdo nga ne që e mbërriti në të gjallë, do t’i thotë fëmijëve që do të lindin se jetuam në kohën e Kadaresë”, shkroi Bogujevci në Facebook.