Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Fadil Shishani – Lladrovci ngushëllon familjen

Lajme

Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Fadil Shishani – Lladrovci ngushëllon familjen

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:11
Fadil Shishani

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Shishani nga Dobrosheci, me rastin e ndarjes nga jeta e me të dashurit të tyre, Fadil Shishani.

Në letrën e tij, Lladrovci ka shkruar se Fadil Shishani, ka qenë veprimtar i dalluar i vendit.

“Me dhimbje të thellë morën lajmin e ndarjes nga jeta të Fadil Shishanit, ish Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant, veteran i arsimit, karateist e po ashtu edhe Komandant i Gardës në TMK, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shumë veprimtar i dalluar i vendit.

Ne emër të Komunës së Drenasit dhe ne emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shishani, të afërmve dhe gjithë miqve të familjes”, ka shpreh ngushëllimin kryetari Lladrovci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat