Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me mbi 660 euro dhe e dorëzon në polici

Lajme

Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me mbi 660 euro dhe e dorëzon në polici

Më: 1 prill 2025 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se më 31 mars,  rreth orës 20:20 një qytetar nga Shtimja, B. Bungu,62 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në rrugën “Tahir Sinani” dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

Policia bën të ditur se pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.A nga Gjilani.

“Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 664.80 euro iu kthyen asaj me procesverbal”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin B. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat