Detaje të reja nga vrasja dhe groposja e Enver Bajraktarit në arën me misër, i dyshuari pranon fajësinë

Lajme

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 10:09 Përditësuar në ora: 12:31 më 12.08.2025
I ndjeri Enver Bajraktari

I arrestuari për rastin e Enver Bajraktarit e pranon se e kreu vrasjen

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë për rastin e Enver Bajraktarit.

I arrestuari për këtë rast, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen.

Njoftimi:

Komunikatë e përbashkët për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës

Prishtinë, 12 Gusht 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, I dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore. Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Dihet identiteti i të arrestuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit

Një person është arrestuar sot për rastin e vrasjes dhe groposjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

-----------

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat