Ky është i riu që vdiq sot nga vetaksidenti në Pejë

Lajme

Ky është i riu që vdiq sot nga vetaksidenti në Pejë

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 12:22
Ilir Spahijaj

Ilir Spahijaj është personi që mbeti i vdekur në vetaksidentin e sotëm të ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”, kur drejtuesi i automjetit, duke lëvizur nga Vitomirica në drejtim të Pejës, humbi kontrollin mbi veturën.

“Dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi shoferi nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Ku me ç’rast ka goditur një shtyllë elektrike të ndriçimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat