Trump para OKB-së përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi: Keq që nuk më ndihmuat

Lajme

Trump para OKB-së përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi: Keq që nuk më ndihmuat

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 16:54 Përditësuar në ora: 17:08 më 23.09.2025
Donald Trump

Trump thotë se njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamasin

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta përfundojnë atë”.

Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme kanë njohur ditët e fundit shtet palestinez, duke e konsideruar këtë si një “shpërblim” për siç e quan ai mizoritë e Hamasit.

“Në vend që t’u dorëzohet kërkesave të Hamasit për shpërblim, ata që duan paqe duhet të bashkohen në një mesazh: të lirojnë pengjet tani”, tha Trump.

Trump shtoi se familjet e pengjeve izraelite duan që trupat e pajetë të pengjeve të marra nga Hamasi të kthehen, njësoj sikur të ishin gjallë.

Kjo pjesë e fjalimit të Trump mori duartrokitje në sallën e OKB-së. 

Trump: Kemi armët më të fuqishme, por e urrejmë t’i përdorim ato

Donald Trump para Këshillit të OKB-së foli edhe për armët bërthamore, duke thënë se “sot nuk ka rrezik më serioz për planetin tonë”.

Ai i quan ato “armët më të fuqishme dhe shkatërruese të shpikura ndonjëherë nga njeriu” dhe u kujton të pranishmëve se “Shtetet e Bashkuara, siç e dini, kanë shumë”.

“Ashtu siç bëra në mandatin tim të parë, e kam bërë përmbajtjen e këtyre kërcënimeve një përparësi kryesore, duke filluar me kombin e Iranit. Pozicioni im është shumë i thjeshtë, sponsori numër një i terrorizmit në botë nuk mund të lejohet kurrë të zotërojë armën më të rrezikshme”. 

Ai flet për Operacionin “Çekani i Mesnatës”, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit, të cilat ai thotë se “shkatërruan plotësisht gjithçka”.

Trump shtoi se përkundër që i kanë armët më të fuqishme, e urren t’i përdorin ato. 

Trump para OKB-së përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi: Keq që nuk më ndihmuat

Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalimin e tij në OKB ka përmendur sërish shtatë konfliktet, ndër to edhe konfliktin Kosovë-Serbi, të cilëve thotë se u ka dhënë fund.

Trump shton se asnjë president apo kryeministër më herët nuk ka “bërë kurrë diçka të tillë”.

Por i reagoi Kombeve të Bashkuara, duke thënë se është dashur që vetë organizata t’i ndalojë këto luftëra, e jo OKB-ja.

“Unë i dhashë fund shtatë luftërave dhe në të gjitha rastet ato po tërboheshin me mijëra njerëz të vrarë. Dhe e bëra vetëm në shtatë muaj. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë”, tha Trump.

“Dhe, për fat të keq, në të gjitha rastet, Kombet e Bashkuara as nuk u përpoqën të ndihmonin në asnjërën prej tyre”, shton ai.

Më poshtë lista e vendeve, në të cilat Trump thotë se ka ndalur luftën:

Kamboxhia dhe Tajlanda

Kosova dhe Serbia

Kongo dhe Ruanda

Pakistani dhe India

Izraeli dhe Irani

Egjipti dhe Etiopia

Armenia dhe Azerbajxhani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat