Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë

Lajme

Bekim Jashari emocionon me urimin për fejesën e Hamzës së ri: Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 18:00
"Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë", ka shkruar Jashari në Facebook

Bekim Jashari ka përzgjedhur fjalët më emocionuese, për të uruar fejesën e djali ë tij, Hamzës.

Në një mesazh të ngarkuar me simbolikë historike dhe emocionale, Jashari thekson se kjo ngjarje shënon “triumfin e dytë të familjes”, pas sakrificës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe kushtrimit për liri, fiks 28 vjet më parë.

Ai rikujton fjalët e Hamëz Jasharit se kjo tokë “veç këmbën e shqiptarit e duron”, duke e lidhur gëzimin familjar me idealin e lirisë.

Bekimi ka postuar fotografi familjare nga kjo ditë e veçantë, përfshirë dhe ato të Hamzës dhe të fejuarës së tij, pranë varrezave të Jasharajve dhe shtëpisë muze të tyre.

Sipas tij, Hamëza, i cili mban me krenari emrin e gjyshit, u fejua me Enesën në Kosovën e lirë – një Kosovë e ndërtuar mbi themele të forta, të vendosura nga të rinjtë dëshmorë që sakrifikuan për lirinë e vendit.

“Gëzime të tilla na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Adem dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie”, shprehet Jashari.

Ky është urimi i plotë i tij:

Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë.

Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë, këtë Kosovë që u ndërtua mbi themele të forta, themele që u hodhën para së gjithash nga të rinjtë dëshmorë të cilët sakrifica për liri i bëri të pavdekshëm.

Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë.

Hamëz dhe Enesa, urime fejesa

Ju urojmë jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, lumturi dhe harmoni!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat