Aksion në Rahovec: Po vazhdojnë kërkimet edhe natën për 80 vjeçarin nga Zatriqi

Lajme

Aksion në Rahovec: Po vazhdojnë kërkimet edhe natën për 80 vjeçarin nga Zatriqi

Më: 9 mars 2026 Në ora: 23:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Po vazhdojnë kërkimet gjatë mbrëmjes për të humburin në Zatriq të Rahovecit, Alush Kastrati.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit kanë njoftuar se Alushi ka pasur probleme me demencën dhe nuk është kthyer pas daljes për të ecur.

“Personi i humbur ka pasur probleme me demencën dhe kur ka dal të hec nuk është kthyer më.

Këta persona janë të tillë, vetëm hecin dhe nuk ndalen, deri kur nuk mund të vazhdojnë më”, thanë nga Ekipi i Kërkim Shpëtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat