Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Lajme

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Më: 6 maj 2026 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u konstatuan mospërputhje midis deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike, me një diferencë vlerësore rreth 6,000 euro.

“Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L 247, ky veprim përbën kundërvajtje doganore (deklarim i pasaktë i sasive dhe përshkrimit të mallrave).

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse administrative dhe riafirmon angazhimin e saj në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e tregtisë së ndershme”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat