Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdarë

Lajme

Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdarë

Më: 12 maj 2026 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një shtetasi të Serbisë në Merdarë i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Policia bën të ditur në raportin 24-orësh, se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij.

“Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat