Pësoi infarkt para 7 ditësh, vdes zyrtari policor

Lajme

Pësoi infarkt para 7 ditësh, vdes zyrtari policor

Më: 15 maj 2026 Në ora: 10:33
Sheqir Ferizi.

Ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi.

Sipas njoftimit të familjarëve, ai kishte qëndruar rreth shtatë ditë në luftë për jetën, pas një infarkti, por pastaj ka humbur jetën.

Familja njëherësh ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15.05.2026, në ora 17:00, në varrezat mbi xhaminë e fshatit Prapashticë.

Me këtë rast edhe Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit.

“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Sheqir Ferizi, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat