U vëshua nga uji, nga gjykata japin detaje

Lajme

U vëshua nga uji, nga gjykata japin detaje

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 11:10
Gjykata Themelore

Një incident ka ndodhur sot në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore.

Sipas informacioneve të para, brenda ndërtesës ka shpërthyer një gyp uji, duke shkaktuar depërtimin e ujit në hapësirat e objektit.

Lidhur me këtë për median, kanë folur nga Gjykata Themelore.

‘’Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore, ka ndodhur një defekt teknik në sistemin e ujësjellësit, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Defekti është sanuar menjëherë nga ekipi teknik përgjegjës, ndërsa rrjedhja e ujit është ndalur me kohë dhe situata në objekt është normalizuar plotësisht’’, thuhet në përgjigje.

Lidhur me këtë rast janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe evitimin e pasojave të mundshme, kanë thënë nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat