Festa e “Vidovdanit” në Kosovë, Policia e Kosovës me kontroll të rreptë të pjesëmarrësve në hyrje të Gazimestanit

Lajme

Festa e “Vidovdanit” në Kosovë, Policia e Kosovës me kontroll të rreptë të pjesëmarrësve në hyrje të Gazimestanit

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 12:25 më 28.06.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Alivanoset nga vapa një grua gjatë shënimit të “Vidovdanit” në Graçanicë

Një gruas të nacionalitetit serb i ka rënë të fikët gjatë shënimit të "Vidovdanit", këtë të diel në Graçanicë.

Ekipi i kp që ndodhet aty ka bërë të ditur dyshohet se ishte vapa arsyeja e alivanosjes së saj.

Personat e pranishëm i kanë ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas është ndërhyrë edhe nga ekipet mjekësore.

Ndërsa e njëjta mësohet se është dërguar në spital.

Serbët kontrollohen nga policia në hyrje të Gazimestanit

Qytetarët serb tanimë kanë nis të mblidhen në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, për të festuar të ashtuquajturin Vidovdan.

Ndërkohë, policia po kontrollon nëse ata mbajnë me vete ndonjë simbol që nxit urrejtje ndëretnike.

Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata deri më tani ka qenë e qetë dhe e tillë pritet edhe të përfundojë.

Ndërkohë kp ka mësuar se tanimë janë shtuar forcat policore, duke monitoruar dhe ofruar siguri për qytetarët.

Situatë e qetë në Gazimestan, shtohen forcat policore

Patrullat e Policisë janë pozicionuar para hyrjes së Gazimestanit, ku po i presin qytetarët serbë që po vijnë nga Graçanica për të festuar festën e ashtuquajtur “Vidovdanit”.

Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata deri më tani ka qenë e qetë dhe e tillë pritet edhe të përfundojë.

Ndërkohë kp ka mësuar se tanimë janë shtuar forcat policore, duke monitoruar dhe ofruar siguri për qytetarët.

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane. Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit. Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skënderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë. Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.

Por, Perandoria Otomane kishte resurse të ngrinte një ushtri të re, për kohë më të shkurtër. Popujt e Ballkanit nuk kishin mundësi të merrnin veten shpejtë dhe shumica prej tyre përfundimisht ranë nën sundimin Otoman.

Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Prandaj, kjo ngjarje sot më shumë dihet për nga mitet rreth saj se nga faktet historike.

Nën sundimin e Sulltan Muratit I, otomanët e zgjeruan sundimin e tyre nga Anadolli në Ballkan. Në verën e vitit 1389, Sulltan Murati arriti në Kosovë ku u përball me koalicionin e princave.

Ndonëse beteja përshkruhet si betejë mes serbëve dhe turqëve apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet thonë krejt të kundërtën.

Në njërën anë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përbëhej edhe nga ushtarë të popujve e princërve vasalë të tyre, përfshirë edhe të krishterë.

Në anën tjetër ishte një koalicion i princave të popujve të Ballkanit, ndër ta edhe shumë princa shqiptarë.

Dihet se në betejë është vrarë Princi Llazar, por nuk dihet për rrethanat në të cilat është vrarë. Princi tjetër serb, Vuk Brankoviq, duke parë se beteja nuk mund të fitohej dhe duke ditur se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë që të mundet, u tërhoq nga beteja. Në tregimet serbe, Brankoviq cilësohet si tradhtar dhe tradhtia e tij si shkas për vdekjen e Princit Lazar.

Në betejë është vrarë edhe Sulltan Murati I, të cilin besohet se e ka vrarë Milosh Obiliqi, një nga heronjt kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.

I biri i Muratit I, Bajaziti I, u bë sulltan dhe e vazhdoi edhe për një kohë fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por më 1403 u mund afër Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.

Kjo u dha mundësi zotërinjve shqiptarë që të forcojnë pozitat e tyre. Në këtë kohë dalin në skenë familjet si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.

Në këtë kohë, Venediku arriti të merrte qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në Artë. Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.

Qytetarët serbë festojnë “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë

Qytetarë serbë janë mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës për të shënuar Vidovdanin.

Ceremonitë nisën me liturgji fetare, ndërsa të pranishëm ishin edhe qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Vidovdani, që shënohet çdo vit më 28 qershor, lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389.

Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie në Graçanicë dhe zonat përreth, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

​Ndalet qarkullimi i automjeteve nëpër Graçanicë

Policia e Kosovës ka ndaluar kalimin e automjeteve në qendër të Graçanicës, duke ia mundësuar qytetarëve serbë lëvizjen drejt manastirit të këtij qyteti.

Ku edhe po mbahet mesha për të ashtuquajturin “Vidovdan”.

Derisa është shtuar numri i atyre që po vizitojnë manastirin, në mesin e tyre shihen flamuj me simbole fetare ortodokse, përfshirë portretin e Jezu Krishtit.

Ndërsa disa besimtarë mbajnë kryqe të mëdha prej druri gjatë rrugës drejt oborrit të manastirit.

​Serbët nisin të mblidhen në Manastirin e Graçanicës

Qytetarët serbë që nga ora 08:00 e mëngjesit, kanë nisur të mblidhen në oborrin e Manastirit të Graçanicës për shënimin e festën e të ashtuquajturës “Vidovdan”.

Aty pritet të mbahet një meshë, derisa nën tingujt e muzikës në gjuhën serbe, qytetarët janë rreshtuar pranë portreteve të Jezu Krishtit dhe Shën Marisë, duke u lutur.

Në hyrje të manastirit janë të pranishme forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për sigurinë e manifestimit, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vazhdon të rritet.

​Serbët nisen nga veriu për ta festuar “Vidovdanin”

Qindra serbë në mënyrë të organizuar janë nisur nga komuna e Mitrovicës së Veriut për të festuar të ashtuquajturën “Vidovdan”.

Ata janë nis me autobus për në Graqanicë, ku pritet të mbahet një mesh për të vazhduar më pas në Gazemistan, afër Obiliqit, ku tash e disa vite mblidhen për të festuar “Vidovdanin”, ditë kjo që sipas dëshmive ishte humbje për koalicionin e ushtrive të popujve të Ballkanit kundër perandorisë osmane.

Përndryshe, në përcjellje të serbëve të veriut kanë dal edhe Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane. Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit. Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skënderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

----

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane. Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit. Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skenderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë. Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.

Por, Perandoria Otomane kishte resurse të ngrinte një ushtri të re, për kohë më të shkurtër. Popujt e Ballkanit nuk kishin mundësi të merrnin veten shpejtë dhe shumica prej tyre përfundimisht ranë nën sundimin Otoman.

Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat