​“Lajm i jashtëzakonshëm”: Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Lajme

​“Lajm i jashtëzakonshëm”: Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 20:14
Fotoilustrim

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë koorigjimi në reklamën e Air Serbia, në të cilën Republika e Kosovës ishte paraqitur si pjesë e Serbisë.

Ai vlerësoi reagimin qytetar dhe diplomatik.

Postimi i plotë:

Lajm i jashtëzakonshëm!

Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Munich Airport ka korrigjuar paraqitjen e gabuar në reklamën e saj të fluturimeve të Air Serbia, ku Republika e Kosovës ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.

Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat