Cliff: Trepça nuk duhet të bisedohet në Bruksel, është pronë e Kosovës - Bota Sot
Cliff: Trepça nuk duhet të bisedohet në Bruksel, është pronë e Kosovës

Lajme

E shtunë, 17 nëntor 2018

Cliff: Trepça nuk duhet të bisedohet në Bruksel, është pronë e Kosovës

Më: 24 janar 2015 Në ora: 12:40

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se pasuria që është në territorin e Kosovës i takon asaj, dhe për Trepçën nuk duhet të bisedohet në Bruksel.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se kombinati “Trepça” nuk duhet të jetë temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, problemi i këtij kombinati duhet të zgjidhet brenda Kosovës.

“Ajo që është në territorin e Kosovës, është aset i Kosovës. ‘Trepça’ nuk duhet të jetë temë e dialogut në Bruksel”, ka deklaruar Cliff gjatë një ligjërate në Universitetin AAB.

Sipas ambasadorit britanik, për zgjidhjen e çështjes së “Trepçës” duhet të ketë komunikim me menaxhmentin në Zveçan, përmes procesit të komunikimit me të gjitha palët e interesit.

Ndërsa duke folur për protestën e sotme, Cliff ka thënë se kjo është një formë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë së qytetarëve. Ndërsa ka këshilluar qytetarët që të mos i jepin kësaj proteste ngjyrim ndëretnik.

“Është e drejtë demokratike e njerëzve të protestojnë paqësisht dhe kjo është e rëndësishme në këtë protestë.

Protesta që nuk duhet të kthehet një etnitet ndaj tjetrit, por le të shohim si do të shkojë. Pra, thash se kjo protestë nuk duhet të jetë protestë kundër etniteteve. Do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën nëse protesta kthehet si një kundërshtim i një grupi etniteti ndaj tjetri, d.m.th shumica shqiptare kundër pakicës serbe, dhe kjo nuk është ajo që e dëshirojmë”, tha Cliff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test