Xhaferi: Është siguruar shumica për ndryshimin e Rregullores

Maqedonia

Xhaferi: Është siguruar shumica për ndryshimin e Rregullores

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:58
Talat Xhaferi

Nëse aktivizohet puna online në Kuvend, ajo do të zgjasë për sa kohë që zgjat pandemia, tha në konferencën e sotme për shtyp Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Xhaferi theksoi se ai ka shumicën e nevojshme për të votuar mbi nevojën për ndryshime në Rregulloren e Procedurës.

“Ndryshimet e propozuara për punën online u referohen deputetëve që nuk do të mund të vijnë në punë për shkak të coronavirusit. Ata do të duhet të informojnë kryetarin dhe të paraqesin dokument nga autoritetet shëndetësore i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë deputetët”, tha Xhaferi.

Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvend beson se sot nuk është koha për të mbajtur seancë, por është koha për të protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat