MPJ dënon ashpër përdhosjen e monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”

Maqedonia

MPJ dënon ashpër përdhosjen e monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:01
MPJ

MPJ dënon ashpër përdhosjen e monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër aktin vandal të përdhosjes së monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”, në të cilën kishin pësuar turistët bullgarë më 5 shtator 2009.

Shërbimet përgjegjëse janë informuar dhe së shpejti do të zgjidhin këtë krim të individëve të papërgjegjshëm dhe dashakeqës, që të mundemi me dinjitet ta kujtojmë këtë tragjedi.

Dyert e Ohrit historik mbeten të hapura për të gjithë turistët, e në veçanti gjithmonë janë të mirëseardhur miqtë tanë nga Bullgaria fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat