Vazhdojnë bisedimet Bullgari – RMV

Maqedonia

Vazhdojnë bisedimet Bullgari – RMV

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Vazhdojnë bisedimet Bullgari – RMV

Derisa zgjatë takimi dy ditor i komisionit për çështje historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, autoritetet në Shkup ende me mesazh se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë edhe përskaj vetos së paralajmëruar për fillim të negociatave me BE-në.

Komisioni i përbashkët historik dje filloi mbledhjen dy ditore ndërsa është biseduar për përmbajtjet në librat shkollor të historisë si dhe çështja për Goce Dellçev.

Dje Zoran Zaev premtoi se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja sepse të gjithë po përpiqen të gjejnë marrëveshje mirëpo ndërkohë garantoi se nuk bisedohet fare për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Zaev shtoi se negociatat do t’i vazhdojë shefi i diplomacisë Bujar Osmani ndërsa Vllado Buçkovski vetëm se do të motivojë zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Strategjia e shtetit është se duhet të vazhdojmë të bisedojmë. Së paku të krijojmë atmosferë dhe të largojmë pengesat për verën e ardhshme, por nëse mund ta arriijmë këtë edhe tani, do të duhet të të bëjmë përpjekje maksimale deri në moment të fundit. Rruga është kjo dhe do të vazhdojmë të hapërojmë drejt kësaj rruge, me pritje se sa më shpejtë të hapim kapitujt”, deklaroi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat