Reagon Sela: Të dorëhiqen Zaev, Osmani dhe Dimitrov!

Maqedonia

Reagon Sela: Të dorëhiqen Zaev, Osmani dhe Dimitrov!

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Ziadin Sela

BE-ja sot “përjashtoi” edhe zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të marr një datë të mundshme për fillimin e negociatave, njofton nmk-post.

Kreu i ASh-së Ziadin Sela në “Twitter” ka reaguar duke thënë se treshja, Zaev, Osmani dhe Dimitrov kanë gënjyer qytetarët për hapjen e negociatave. Më tej Sela thotë se ata duhet të japin dorëheqje morale.

“Për 3 vjet, Zoran Zaev, Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani kanë gënjyer dhe mashtruar qytetarët për hapjen e bisedimeve për BE.

Sot për herë të shtatë me radhë, ata dështuan përsëri të marrin një datë për fillim të bisedimeve, nesër ndërsa qeveria e tyre e re – e vjetër mbush 100 ditë, dorëheqja do të ishte një akt moral”, ka shkruar Sela./Northmacedonia-post/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat