LSDM: OBRM-PDUKM pengon sistemin shëndetësor

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM pengon sistemin shëndetësor

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në kohe krize serioze ekonomike dhe pandemia, OBRM-PDUKM edhe në Kuvend edhe jashtë tij vazhdon të sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe në dëm të qytetarëve”.

“Bashkërisht me opozitësn, OBRM-PDUKM ngriti 3.000 amendamente apsurde dhe të kota me të cilën bllokohet miratimi i Rregullores së Kuvendit. Këto ndryshime dhe plotësime janë për të siguruar Kuvend funksional dhe të ketë mbrojtje më të madhe për deputetët dhe të punvsuarit në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se krahas Rregullores, OBRM*-PDUKM me mbi 500 amendamente pengon ndryshimet ligjore në Ligjin për Mbrojtje shëndetësore dhe me gati 500 amendamente i bllokon ndryshimet për Punë të Brendshe që kanë të bëjnë me ndryshimet në Ligjin për pensionim.

“Kur bllokojnë në Kuvend, OBRM-PDUKM i bllokojnë edhe rrugët në hapësira publik ku shkelen masat për mbrojtje nga coronavirusi. Kaq kudjset kjo parti për shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat